Partizani largon krizën dhe pas katër ndeshjeve kthehet te goli dhe te fitorja në Superligë. Të kuqtë kanë nisur në mënyrën më të mirë fazën e dytë të sezonit, duke mundur me rezultatin 2-0 Kastriotin. Krutanët provuan vetëm në nisje të sfidës, ndërsa më pas heq dorë dhe I lejon vendasve të kontrollojnë sfidën. Të kuqtë marrin lojën në dorë, por qarkullimi i topit është steril dhe në pjesën e parë i afrohen vetëm dy herë golit të epërsisë. Në minutën e 19-të, Solomon gjen të përgatitur Hidin. Portieri i Kastriotit tregon të gjithë klasin dhe eksperiencën e tij në minutën e 43-të, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt pas goditjes me kokë të Bardhit. Kaq për pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit, pamja e ndeshjes mbetet e njëjtë.

132550705 1528935597300831 4569593948628986647 O
132550705 1528935597300831 4569593948628986647 O

Partizani ka gjithmonë kontrollin e topit por nuk arrin të shkojë te goli. Kur dukej se sfida nuk do të sillte asgjë të re, në minutën e 86-të, Partizani ndryshoi fatin e saj. I harruar në zonë, Cara me kokë dërgoi topin pas krahëve të Hidit duke sigluar epërsinë e Partizanit.

132428237 1528940110633713 1101975632143904023 O
132428237 1528940110633713 1101975632143904023 O

Për të arshivuar suksesin të kuqtë presin kohën shtesë. Me 11-metërsh, Asani dyfishoi shifrat për të kuqtë e kryeqytetit, që ngjiten në kuotën e 16 pikëve, gjashtë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb