Partizani priti 26 vite e 3 ditë që të shpallej kampion i Shqipërisë në Superiore. Para suksesit që arriti Partizani i trajnerit Skënder Gega, ku më 12 maj 2019 siguroi titullin e 16-të në derbi, për herë të fundit nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova u shpall kampion më 9 maj 1993.

Për të ardhur te titulli i fundit, që akoma nuk është dorëzuar trofeu, klubi ka kaluar peripeci nga më të ndryshmet. Pas dështimit më 17 maj 2008, ku Dinamo iu mohoi titullin në ndeshjen e fundit, klubi mori rrokullisjen duke arritur deri në pikën e asimilimit si klub, që përkon me marrjen e kompleksit në mars të 2010-ës dhe zbritjen në Kategorinë e Dytë.

Capture1

Por, falë mbështetjes së tifozëve në çdo fushë të Shqipërisë dhe dashamirësisë së ish-ëve, ndonjë pushtetari apo edhe FSHF-së, Partizani arriti të mëkëmbej dhe në verën e 2013-ës nis punën si skuadër e Kategorisë Superiore me financimin e presidentit Gaz Demi. Nën drejtimin e Demit, të kuqtë kanë qenë ndër klubet më të financuara në 6 sezonet e fundit në Superiore dhe falë këtij investimi të presidencës, u realizua ëndrra çerekshekullore e tifozëve të kuq duke e parë sërish Partizanin kampion.

Për të ardhur te ky triumf është dashur që gjatë epokës “Demi” në 6 edicionet e fundit në Superiore, të investohet në merkatot e verës dhe dimrit në 116 lojtarë, gati çdo vit një ekip i ri. Sezoni 2013-2014 përkon me kthimin në Superiore dhe formatimin nga e para të skuadrës. Në edicionin 2014- 2015, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, gjatë dy merkatove u kryen 16 afrime, që në fund përkon me kthimin në Kupat e Europës pas një mungese 7-vjeçare. Sezoni 2015- 2016 u drejtua nga dy trajnerë, Starova dhe Agostineli dhe u kryen 22 afrime në dy merkato.

Capture

Në edicionin 2016-2017 u kryen 12 përforcime dhe skuadra u drejtua nga dy trajnerë, Sormani në fillim dhe më pas Starova. Sezoni 2017-2018 ishte katastrofal për “demat” pasi investimet ishin kolosale, duke afruar 24 lojtarë në merkato dhe ekipi u drejtua nga 3 trajnerë, Iuliano, Starova dhe Dalipi. Në sezonin aktual, që nisi dhe po mbaron me Skënder Gegën trajner, skuadra ka afruar 15 lojtarë në verë dhe dimër.

Pra, për të ardhur te ky titull kampion në epokën “Demi”, Partizanit i është dashur që të afrojë 116 futbollistë, 13 trajnerë dhe 6 drejtorë të përgjithshëm. Mesatarisht i bie që presidenti Gaz Demi ka shpenzuar 6 milionë euro për ndërtimin e skuadrave në këto 6 sezone për të sjellë titullin kampion pas 26 viteve pritje.

116 lojtaret e partizanit ne 6 vite

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb