Partizani siguroi një tre pikësh të artë në Korçë duke mposhtur për herë të parë ketë sezon Skënderbeun. Kryeqytetasit treguan të gjithë supremacinë e tyre duke marrë një fitore me “dhunë” por dhe me shumë kosto. Skënder Gega duhet të bëjë pa shërbimet e Hilës për të paktën 4 javë.

Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull dhe ishte vetë Gega i cili dha lajmin se Hila ka nxjerr shpatullën. Jo vetëm Hila por në sfidën e radhës Partizani duhet të bëj edhe pa shërbimet e Lorenc Trashit që e ndëshkua me karton të kuq.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: