TIRANE –Tirana duhet të presë ende për të shijuar fitoren në derbin ndaj Partizanit. Bardheblutë e Ilir Dajës janë mundur sërish 2-0 nga Partizani në “Qemal Stafa” takim i vlefshëm për javën e 24-ët të Kategorise Superiore.

Takimi i luajtur sot ka folur i gjithi për ekipin e kuq të cilët kanë qenë edhe njehere triumfues. Pas barazimit ndaj Tërbunit, skuadra e drejtuar nga Agostineli ka treguar dhëmbët duke u rikthyer fuqishëm në garën për titull dhe duke kërcënuar seriozisht Skënderbeun, pasi tashmë ështëq vetëm 1 pikë larg, por me keta të fundit që kanë një ndeshje me pak. Sa i përket takimit, Partizani e nis menjëhere vrullshëm.

PARTIZANI-TIRANA 2-0
Golat: Sukaj 06′, Fejzullahu 12′

INCIDENTET QË NDËRPRENË DERBIN/ HOXHA DHE KARABECI SQAROJNË TIFOZËT
Nuk munguan incidentet në stadiumin “Qemal Stafa” në derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta në pjesën parë për shkak të përdorimit të objekteve me rreze lazër ndaj trajnerit Ilir Daja dhe portierit Edvan Bakaj.

Kjo bëri që gjyqtari Lorenc Jemini të ndalte zhvillimin e takimit në minutën e 36’ të pjesës së parë, gjatë kohës kur Partizani kryesonte 2-0.

Fillimisht, Sukaj i kërkoi shpjegime gjyqtarit se përse u ndërpre ndeshja. Ndërsa Jemini iu përgjigj se përdorimi i lazerave nga tifozët, ka shkaktuar shqetësime për futbollistët dhe trajnerin e Tiranës.

Më pas gjyqtari kryesor mblodhi të dy kapitenët e skuadrave, Hoxha nga Partizani dhe Karabeci nga Tirana, duke i kërkuar që të sqaronin tifozët për mos të përdorur rreze lazer në fushë.

Të dy kapitenët shkuan dhe folën me tifozët dhe ndeshja filloi pas rreth dy minutash ndërprerje.

Ndërkaq, edhe pjesa e dytë filloi me pak minuta vonesë. Këtë herë gjyqtari Jemini nuk pranoi fillimin e ndeshjes pa u pastruar më parë fusha, për shkak të sendeve (letrave) të hedhura nga tifozët.

MINUTAT:
90′ Mazrekaj pason te Raçiç që del i vetëm përballë portierit, serbi godet, por e lehtë dhe pret mjaft mirë Bakaj.
87′ Përpjekje të dëshpëruara të lojtarëve të Tiranës, Partizani i pakalueshëm në mbrojtje.
83′ Momenti i Mentor Mazrekajt, mesfushori zë vendin e Torrasës.
80′
Daja në fushë, i zë vendin Felipes.
76′ Ndeshja ka ritëm, Tirana sulmon, por është e pafuqishme, Partizani godet me kundërsulme.
73′ Pranë golit të tretë Partizani, Trashi godet fort me të majtë, por sërish Edvan Bakaj bën një pritje fantastike.
70′ Zëvendësimi i dytë në radhët e Tiranës, largohet Smajli, në fushë Erion Vucaj.
66′ Pranë golit të tretë Partizani, Vila lëshon një predhë nga distanca, por Edvan Bakaj bën mrekullinë duke realizuar një super pritje dhe duke e debijuar topin në goditje kendi.
64′ Zëvendësim te Partizani, largohet Sukaj, në fushë, Stevan Raçiç.
62′ Tension në fushë, Olsi Teqja godet Torrasën që mbetet i shtrirë, ndërhyjnë arbitrat dhe shokët e skuadrave, për të qetësuar situatën.
59′ Vila tenton me të majtën, por topi kalon mbi traun e portës.
54′ Karton i kuq për Elis Bakajn, vetëm 9 minuta në fushë dhe sulmuesi lë me 10 lojtarë ekipin e tij pasi ofendoi gjyqtarin Jemini.
52′ Loja zhvillohet në mesfushë dhe nuk e ka grintën e pjesës së parë.
49′ Gjakoset Felipe pas një dyluftimi në mesfushë, duhet ndihma mjeksore që të rikthehet sërish në lojë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, në fushë për Tiranën Elis Bakaj, është larguar Kërçiku.
Mbyllet fraksioni i parë, Partizani-Tirana 2-0.
Sinjalizohen 3 minuta shtesë në këtë pjesë të parë.
43′ Fejzullahu niset me shpejtësi në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon pasimin e tij.
41′ Sërish kërcënues bvardheblutë. Gilman Lika provon me të majtën nga kufijtë e zonës, por topi kalon shumë pak centimetra mbi traun e portës.
40′ Pranë golit Tirana, Smajli kroson bukur drejt zonës nga krahu i djathtë, Fukui tenton me kokë, por del Hoxha duke larguar rrezikun.
37′ Ndërpritet për disa sekonda ndeshja pasi tifozët kanë përdorur lazer, i kërkohet kapitenave të qetësojnë tifozët.
35′ Pasim mjaft i mirë për Fukuin që del i vetëm përballë poriterit, por japoinezi nuk e kontrollon si duhet topin.
32′ Bie ndjeshëm ritmi i ndeshjes, Partizani është kthyer mbrapa dhe mundohet të qarkullojë sa më shumë topin duke e mbajtur Tiranën larg sonës së vet.
29′ Goditje dënimi për Tiranën, Lika kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon.
25′ Partizani tashmë në avantazhin e dy golave mundohet të qetësojë lojën dhe të administrojë rezultatin.
22′ Kundërsulm i Partizanit me Sukajn, por bllokojnë mjaft mirë mbropjtësit e Tiranës.
19′ Tirana fillon të reagojë dhe shtyn drejt portës së Partizanit, por të kuqtë janë të pakalueshëm.
15′ Krosim drejt zonës, Sukaj godet me kokë, por mbi traun e portës.
12′ GOOOOOL PARTIZANI, dyfishon Fejzullahu. Goditje dënimi në krahun e majtë, krosim drejt zonës, Fejzullahu godet me kokë dhe Bakaj nuk arrin ta presë, duke e lënë të shkojë sërish në rrjetë. 2-0
11′ Bardheblutë shtyjnë përpara, nisin sulmet e njëpasnjëshme duke kërkuar golin e barazimit.
09′ Karabeci lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, por topi devijohet në goditje kendi,
08′ Vazhdon të mbetet për[ara Partizani, Torrasa avancon përpara, por i merret topi me faull.
06′ GOOOOL PARTIZANI, shënon Sukaj. Fejzullahu depërton bukur në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, Sukaj i shpëton mbulimit të mbrojtësave dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
04′ Kërcënues Partizani, Sukaj gjen golin pas një asisti nga Krasniqi, por ka pozicion jashtë loje.
02′ Partizani duket më agresiv, Fejzullahu dhe Lika përpiqen në krahun e djathtë, por bllokohen nga mbrojtësit e Tiranës.
01′ Ka nisur ndeshje me topin e parë të luajtur nga Partizani.

KRYEQYTETI NË “SHTETRRETHIM”, 850 POLICË NË GATISHMËRI
Sot ne oren 18.00 ne kryeqytet do te luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranes, ne kuadrin e javes se 24-t te kampionatit te futbollit te kategorise superiore.
Nderkohe, kater ndeshjet e tjera te kesaj jave do te luhen neser.

Kalendari i ndeshjeve te kesaj jave eshte:
E Premte:
Partizani – Tirana ora 18.00
E shtune:
Flamurtari – Terbuni ora 17.00
Teuta – Bylis ora 14.00
Vllaznia – Kukesi ora 14.00
Laçi – Kukesi ora 14.00
Renditja e kampionatit eshte:

Derbi kryeqytetas do te sjelle dhe kaos ne trafik
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi te premten, ora 18:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha, çelsa metalik,sende te tjera te forta.

segmenett
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

“Dervish Hima”,”Faik Konica”, “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia.
Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në:

Rrugën “Dritan Hoxha” nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga “Muhamet Gjollesha” deri në kryqëzim me Rrugën “Myslym Shyri”.
Rruga “Myslym Shyri” deri në kryqëzim me Rrugën “Sami Frashëri” – Rruga “Sami Frashëri” deri në kryqëzim me Sheshin “Wilson”
Rruga “Abdul Frashëri” – Rruga “Ibrahim Rugova” mbas Presidencës.
Rruga e “Durrësit” në kryqëzim me Sheshin “Skënderbej” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga ” Giorg W. Bush” – Ura e Rrugës së “Elbasanit” – Bulevardi “Bajram Curri” deri në Kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” – Rruga ” Papa Gjon Pali i II” deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.
“Kerkojme mirekuptimin dhe bashkepunimin e bizneseve qe operojnë ne kete zone per mbyllen te gjitha lokaleve përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” Nuk do lejohen femije nen moshen 14 vjeç te pa shoqëruar nga prindërit” – shkruan në njoftimin e saj Policia.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur.

Kryeqyteti në “shtetrrethim”, 850 policë në gatishmëri
Incidentet dhe përplas jet e ndodhura ditë më parë mes tifozëve të Partizanit e Tiranës kanë detyruar Policinë e Shtetit që të marrë masa ekstreme në prag të derbit.
Kryeqyteti do të jetë i gjithë në “shtetrrethim” ditën e sotme, teksa për orë të tëra disa rrugë do të jenë të bllokuara prej mesditës, ndërsa të tjera të kufizuara nga ora 15:00 e deri para se të nisë ndeshja.

Pritet që rrjedhimisht trafiku të paralizohet, ndërsa në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj sfide do të jenë mbi 850 policë. Në perimetrin e “Qemal Stafa”-s nuk do të lejohen lokale të hapura, aq më pak makinat e parkuara. Kontrollet do të jenë aq të imtë- sishme, saqë për të shmangur problemet.(panoramasport)

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: