Edhe pse një javë më parë startoi kampionati i 80-të i futbollit shqiptar, Partizani ka marrë pjesë në vetëm 66 prej tyre.
“Demat e kuq”, pas humbjes në javën e parë kundër Skënderbeut, u rikthyen te rezultatet pozitive, pasi mposhtën Kamzën në transfertë, me rezultatin 0-1.
Goli i Bruno Telushit ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm se i dha 3 pikët e para të kuqve kryeqytetas, por edhe për faktin se kjo ishte fitorja numër 1001 e Partizanit në 1600 ndeshje në Superiore. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb