Partizanit i mjafton një “gjeneral” si Skënder Gega, një “ushtar” si Bruno Telushi dhe talente si Bardhi, Asani e Mala. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë kanë qenë përcaktues deri në këtë pikë të sezonit. Pa dashur të flasim me përqindje, një rol thelbësorë në këtë Partizan ka pikërisht Gega, një strateg që luan bukur brenda dhe jashtë fushë.

Gega
Gega

Të kuqtë për herë të parë ndryshuan qasje ndaj faktorëve të jashtëm, janë shumë të kujdesshëm në çdo dalje publike, nuk kalojnë kurrë në eufori, nuk merren me gjyqtarët dhe FSHF e as më rivalët, ecin të qetë drejtë një mision që shkon përtej këtyre detaje, titullit kampion. Në këtë skuadër të projektuar nga Gega, mund të vinë e të ikin shumë lojtarë, por boshti nuk ndryshon kurrë. Kur gjerat nisin e të ndërlikohen mjafton një “silurë” e Telushit për të zhbllokuar sfidën, siç ndodhi ndaj Kastriotit.

Telushi
Telushi

U fol shumë se Gega nuk mori atë që dëshironte nga merkato, por vetëm trajneri nuk u ankua, koha po i jep të drejtë, pasi jo vetëm që vijojnë të kryesojnë por tashmë diferenca me Kukësin e vendit të dytë është në plus tetë pikë.

Klasifikimi
Klasifikimi

2019 ka hyrë në mënyrën më të mirë të mundshme, nga Kupa në kampionat, të kuqtë nuk njohin rival, vetëm fitore, duke bërë që tifozët sot më shumë se kurrë te besojnë se ky është viti i duhur për të rikthyer në shtëpinë e kuqe titullin kampion.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb