Në një konferencë për shtyp, trajneri i KF Partizanit Ilir Daja ka zbuluar dy emrat e parë që i afrohen të kuqve fill pas zhbllokimit të merkatos nga CAS.

Daja thotë se KF Partizani ka firmosur me Stenio Junior dhe Valentino Murataj. Ai thekson se klubi po fokusohet më shumë tek prurjet në repartin e mbrojtjes, teksa vijojnë bisedimet me lojtarë të tjerë.

KF Partizani arriti të fitojë gjyqin me FIFA në CAS, teksa pas lajmit të mirë për të kuqtë, erdhën do goditje për rivalët e saj, pasi Tiranës dhe Skënderbeut i janë bllokuar merkatot.

 

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP

Daja: Të gjithë janë nën kontratë me Partizanin, do të jetë politika e klubit që do të shqyrtojë kërkesat në dalje. Nuk duam vetëm një Partizan sot për sot. Që të kemi një garanci edhe për të ardhmen, natyrshëm që politika e klubit duhet të shohë edhe bilancet.Nuk mundet vetëm të shpenzojmë pa fund dhe të mos kemi merkato në dalje. Kur bëhet fjalë për emra si Solomon dhe Asani, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vetëm nëse klubi merr një bonus financiar dhe lojtari, paralelisht, shkon në një kampionat ku mund të zhvillohet vetë në mënyrë individuale, atëherë do të bëhet e mundur të kemi merkato në dalje.

Vëmendjen kryesore e kemi te përforcimi i repartit të mbrojtjes. U ndje mungesa e Hakajt, ndaj Laçit adoptuam një lojtar mesfushor me tipare sulmuese, siç është Balla. Mungesa e Belicës është mungesë edhe më e rëndësishme, është zv kapiteni i ekipit.Belicën e kemi mbuluar me Brojën, i cili është mesfushor. Ne jemi të fokusuar te prurjet në repartin e mbrojtjes, që duhet të jenë të mirë studiuara, në mënyrë që marshi i gabimit të jetë sa më i ulët dhe i vogël që të jetë i mundur.Deri tani janë afruar Stenio Junior dhe Valentino Murataj. Për emrat që janë në bisedime me klubin, nuk mund t’i përmend. Çdo gjë bëhet zyrtare kur vendoset firma në kontratë. Janë disa pista, po kontaktohet me lojtarë të ndryshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb