Ky ishte një përfundim i hidhur, por jo i vështirë për tu imagjinuar, në fakt ngjan me një përfundim logjik teksa sheh të gjithë sezonin e Partizanit. Thuajse në asnjë moment të kuqtë nuk kanë qenë bindës, aq sa për të ngrohur ambientin, për të thënë që “po” janë një ekip i aftë për të konkurruar për titull.

Tirana i dha goditjen e fundit, goditjen fatale, duke larguar përfundimisht të kuqtë nga gara për titull. Sigurisht në futboll mund të ndodh çdo gjë, por 15 pikë janë një diferencë e frikshme, një hendek aq i madh sa në logjike nuk qëndron, vështirë të mendosh që Partizani mund të kap Tiranën në pjesën e mbetur të sezonit.

Të kuqtë duhet të shqetësohen tashmë jo më për titullin, por për të kapur Evropën, pasi edhe ky objektiv nuk është aspak i lehtë, në një kohë kur përpara kanë ekipeve si Vllaznia, Laçi e Kukësi, ndërsa nga pranë i bëjnë presion ekipe si Teuta etj. Partizani mbyll një vit me shifra shumë negative, në vendin e pestë në kuotën e 18 pikë, me 15 gola të shënuar dhe 15 të pësuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: