Ilir Daja u kthye fuqishëm në këtë periudhë duke u lakuar në tregun e transferimeve për një rikthim në kryeqytet. Trajneri i Skënderbeu u përfol për një kalim të mundshëm tek Tirana në fund të këtij sezoni por gjithashtu edhe për një transferim tek Partizani. “BalkanWeb” komunikoi ditën e djeshme me Ilir Dajën i cili theksoi se vijon të jetë trajneri i Skënderbeut duke mos preferuar të komentoj më shumë zërat e merkatos. Për ti dhënë fund këtyre zërave ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i Partizanit duke konfirmuar Sormanin dhe stafin e tij në krye të stolit të kuq:

Partizani
Partizani

“FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë. E vlerësojmë dhe respektojmë trajnerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezonit”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit të kuq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb