“Ajo nuk është puna ime. Rregulloja e thotë qartë që nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjes. Ndeshja vazhdon. Lojtarët e infektuar izolohen. Çdo lojtar tjetër qofshin ata edhe të akademisë mund të aktivizohen pa problem, janë lojtarë të klubit qoftë të Tiranës apo Partizanit”.

Kështu u shpreh një ditë më parë Egbo në konferencën për shtyp kur u pyet mbi rastet pozitive tek Partizani, dukshëm duke shpërfillur gjithçka ndodh me rivalët. Në shtëpinë e Tiranës kjo është çështja e fundit, sigurisht në aspektin sportiv, që duhet të shqetësohen. Me apo pa grupin e plotë, pozitiv apo jo rivali i tyre, bardheblutë kërkojnë të fitojnë me çdo kusht derbin e fundit sezonal, kjo për shumë arsye.

Tirana
Tirana

Humbja me përmbysje në sfidën e Kupës kundër Bylis, një sfidë që solli nisjen e një hetimi zyrtar nga ana e FSHF-ës, dhe humbja përballë Kukësit në kampionat kanë trazuar shumë kryeqytetasit. Dy humbje radhazi në dy turnetë janë shumë për një ekip që po dominonte futbollin shqiptar në çdo aspekt.

Kryeqytetasit kërkojnë të mbyllin edhe një herë diskutimin titull, kërkojnë të fitojnë këtë sfidë për të qetësuar tifozët por të qetësuar drejtuesit, për të mbyllur më në fund çështjen titull. Çdo rezultat tjetër përveç fitores në këtë sfidë do të shtonte dhe më shumë presionin tek Tirana, do të përçante dhe me shumë klubin me tifozët dhe të vinte në pikëpyetje të gjithë sezonin, Kukësi mbetet aty, në pritje të çdo hapi fals nga rivalët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: