Barazimi kundër Laçit i hoqi nga duart një mundësi të artë për të ngushtuar akoma më shumë diferencën me kryesuesit, një arsye më shumë që Ilir Daja nuk sheh rivalët. Për trajnerin Partizani ka kundërshtar veten dhe për këtë duhet të fitojë ndeshjet e tij. “Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve së bashku me 2-3 ekipet e tjera. Këto ekipe e kishin ruajtur kontingjentin, por edhe ishin përforcuar në merkato.

Gjk 2395 1170x650
Gjk 2395 1170×650

Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç Çinarit, sepse afrimet e janarit, na kanë ndihmuar 1 ose 2 ndeshje, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit deri në këto momente. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen. Ky vit ka qenë me rezultate goxha të mira për ne. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Nuk duhet ta gjykojmë kundërshtarin nga pozicioni në tabelën e klasifikimit. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan ndaj Apolonisë”, ka thënë Daja. Një kundërshtar i lehtë të letër dhe një ndeshje që duhet të zgjatojë ecurinë pozitive të Partizanit.

Gjk 2184 1170x650
Gjk 2184 1170×650

“Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë Partizani me Partizanin, jo me të tjerët. Në fazën e parë kishim 5 pikë, në të dytën 6, ndërsa në këtë fazë kemi 7 pikë të grumbulluara, që do të thotë që përveç se kemi pasur një qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës, kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mire”, është shprehur tekniku i Partizanit. Ilir Daja sheh përtej ndeshjes së radhës, madje edhe këtij sezoni teksa pyetet për rinovimet e lojtarëve, një diskutim që Partizani duhet ta bëjë me nëntë prej titullarëve. Ky është hapi i parë, por ka edhe të tjerë që sipas teknikut duhen marrë shpejt për të nisur një cikël fitues.

Gjk 2165 1536x1024
Gjk 2165 1536×1024

“Përveç rinovimeve do e përforcojmë grupin në vendet që na duhen. Kemi kohën e duhur. Për të ndërtuar një ekip me pretendimet që ka Partizani, duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe shpresojmë t’i kemi në vazhdimësi. Kemi konsoliduar me to edhe mënyrën e lojës edhe shprehemi më mirë. Kemi filluar ta bëjmë një gjë të tillë. Javën para derbit së bashku me drejtorin dhe stafin do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë”, thekson trajneri i Partizanit. Daja duhet t’I bëjë llogaritë pa disa lojtarë të formacionit si Broja, Murataj apo Zhunior, ndërsa trajneri ka lënë të hapur mundësinë e aktivizimit të blerjeve të tjera të janarit në varësi të rezultatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: