TIRANE-Ekipi i futbollit te Partizanit e ka krahasuar incidentin e djeshëm të ndodhur në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës me ngjarjen e Beogradit kur kuqezinjtë e De Biazit u dhunuan fizikisht.

Të kuqtë kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook” një foto ku duken lojtarët e Kombëtares që dhunohen në Beograd dhe zyrtarët e Partizanit në stadiumin e bardhebluve. Ndërsa shkruajnë mbi foto “Gjeni ndryshimi”…

Në konferencën e zhvilluar sot në zyrat e klubit, Partizani ka bërë të ditur kërkesën drejtuar FSHF-së për 3-pikshin në tavolinë.

Deklarata
“Tirana si klub organizator i ndeshjes ka dështuar në të gjitha drejtimet në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin dhe mbarvajtjen e ndeshjes.
Shkeljet e rënda të dokumentuara me foto dhe pamje filmike të cilat siç kemi patur mundësi ti shikojmë të gjithë, meritojnë të dënohen si e përcakton kodi disiplinës sportive neni 65 , deri në humbje të ndeshjes në tavolinë.
Klubi Partizani denoncon publikisht dhe zyrtarisht veprimet e dhunshme dhe rrugaçërore të drejtuesve dhe stafit pranë klubit të Tiranës , të cilat janë objekt hetimi sipas Legjislacionit Sportiv dhe atij Penal, pasi veprime të tilla janë shkelje dhe të kodit Moral e Zakonor Shqiptar”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: