Partizani i rikthehet futbollit të luajtur me stofin e një ekipi kampion në fuqi dhe kryesueses. Përtej çështje, që nuk mungojnë asnjë herë në shtëpinë e kuqe këtë sezon, grupi është në gjendje optimale, gati për një kalendar të vështirë, duke nisur që nga kjo e shtunë ku duhet të bëjnë llogaritë me një transfertë delikate si ajo kundër Bylis, një ekip të cilin Franko Lerda e vlerëson shumë:

Lerda
Lerda

“Është një skuadër që po bën shumë mirë, për mua është një nga surprizat e këtij sezoni. Më ka lënë përshtypje të mira, në ndeshjen e fazës së parë në Tiranë. Do të kenë një motiv ekstra, pasi kanë dy humbje. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të futemi në fushën e lojës me besim, të futemi si skuadër në fushë dhe të dalim me rezultat pozitiv”.

Bylis është jo vetëm një transfertë delikate, por një ndeshje e rëndësishme që vjen një javë përpara derbit te kryeqytetit:

Gjk 8021
Gjk 8021

“Është një ndeshje e rëndësishme, përsa i përket ecurisë sonë. Pavarësisht derbit, e rëndësishme është të përgatitemi në maksimum, që të ruajmë vazhdimësinë dhe përformancat e mira. Ndaj them se është një ndeshje e rëndësishme”.

Edhe një herë tekniku italian nuk dëshiron të referohet tabelës së klasifikimit, është ende herët për të dalë në një përfundim në një kohë kur diferenca mes klubeve është shumë e ngushte:

“Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: