Partizani i jep fund fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. 12 ditë të plota që i kanë shërbyer Adolfo Sormanit për të krijuar një ide të plotë mbi lojtarët që ka në dispozicion dhe për të projektuar ndonjë afrimin në ditët e fundit të merkatos. Ndryshe nga e kaluara e afërt, Partizani ka qëndruar pasiv në këtë sesion, vetëm një afrim zyrtar, Dorian Kërçiku dhe një largim, Alesio Hyseni. Merkato në hyrje mbetet peng e ndonjë largimi të mundshëm pasi disa nga titullarët e kuq mund të ndryshojnë destinacion që në janar, fundja ofertat nuk mungojnë. Lorenc Trashi mbetet një nga emrat më të përfolur, një lojtar me një përmirësim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij duke siguruar edhe një biletë në Kombëtare. Erlando Çinari dhe Esat Mala janë dy emra të tjerë që mund të largohet nga Partizani.

Adolfo Sormani duket i kënaqur me grupin që ka në dispozicion, tashmë përgatitjet spostohen në kryeqytet ku menjëherë duhet të bëjnë llogaritë me një kalendar të vështirë. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit tekniku italian theksoi se gjithçka shkoi mirë në fazën përgatitore por lojtarëve i duhet ende kohë për të asimiluar idetë e tij.

Sormani
Sormani

Sormani u ndal dhe tek sfida e parë për të dhe për Partizanin për vitin e ri, transfertën përballë Skënderbeut: “Do të hedh në fushë një skuadër që aplikon më shumë idetë e mija. Dua të shikoj një skuadër agresive, të vendosur për të aplikuar pa frikë futbollin që ka në kokë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë”, shtoi ndër të tjera Sormani duke ritheksuar dëshirën e tij për të fituar gjithçka në stolin e Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb