Partizani ka siguruar fitoren e parë për ndeshjet e vlefshme të Superligës, duke mundur Flamurtarin me shifrat 2-­1.

Fillimisht ishte Flamurtari i cili me anë të Trapp shënoi golin e avantazhit në minutën e ’56 të pjesës së dytë. Por Partizani reagoi duke barazuar me anë të Trashit në minutën e ’73.

Ndryshe nga pjesa e parë e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-­0, pjesa e dytë e takimit solli një ritëm më të lartë. Pas daljes më karton të kuq të Pashajt nga Flamurtari në minutën e ’89, Partizani fiton një penallti që i siguron fitoren e ndeshjes. Sykaj kaloi në avantazh Partizanin në minutën e ’90 nga pika e bardhë duke i dhënë skuadrës së tij fitoren e parë për këtë kompeticion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb