Me një trajner të ri, me staf të ri dhe me disa emra të rijnë, Partizani bëhet gati për rifillimin e sezonit, me një objektiv të qartë, të sigurojnë prezencën në Evropë. Dritan Mehmeti debuton në transfertë përballë Egnatias, një sfidë me koeficient të lartë vështirë, pasi kjo është një sfidë që duhet fituar me çdo kusht, në një kohë kur presioni që vjen nga poshtë sa vjen e shtohet.

Mehmeti duhet të bëjë në këtë sfidë pa shërbimet e Sherif Kallaku, blerja e tyre më e bujshme, i cili nuk ka marrë lejen e duhur nga Lokomotivë Zagreb, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, fantazisti do të jetë në dispozicion duke nisur nga sfida e radhës, në javën e 17-të përballë Kastriotit.

Në të njëjtën kohë, stafi drejtues po punon për ti vendosur në dispozicion trajnerit Mehmeti një sulmues të ri. Vasil Shkurtaj mbetet një pistë e hapur pasi lojtari është i lirë por në garë për të janë dhe dy ekipe të tjera, Vllaznia dhe Kukësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb