Skënderbeu në ndeshjen me Flamurtarin ka triumfuar në shifrat 1-0 në takimin e javës së 13-të të Superligës Shqiptare.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Goli i vetëm i takimit për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi do të shënohej në minutat e fundit, saktësisht kur po luhej minuta e 89-t.

Autori që i siguroi tre pikë skuadrës korçare ishte vlonjati Dejvi Bregu. Ndërkohë nga ana tjetër, skuadra e Partizanit vijon marshin prej kryesuesi, pasi në takimin e sotëm “Demat e Kuq” fituan në shifra minimale me Laçin me golin e shënuar nga Bardhi.

Skuadra kryeqytetase vijon rrugëtimin në krye të Superligës me 31 pikë, ndërsa ndjekësi i vendit të dytë Skënderbeu ka dy pikë më pak. Ndeshja e Partizanit me skuadrën e Laçit nuk prodhoi shumë raste, ndërsa llogaritja e përgjithshme tregon se ky takim nuk ishte në agresivitetin e duhur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb