Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dhënë prononcimin e tij para ndeshjes me Partizanin.

“Derbi vlen pikë, vlen moral, vlen prestigj. I ka të gjitha brenda. Dhe derbi duke pasur këto që sapo thash, renditja bie poshtë. Objektivat afatgjate bien poshtë. Duke pasur gjithë këto elemente që ka derbi brenda, duhet ta fitojmë duke pasur parasysh vetëm atë.

Derbi është derbi. Sigurisht që çdo skuadër kërkon të bëjë më të mirën, çdo skuadër kërkon të dalë triumfuese. Mendoj se është një ndeshje që duhet përgatitur me qetësi dhe me një gjendje emocionale jo mbi normale sepse ashtu na dëmton. Dihet vlerësimi që ka derbi. Për ne trajnerët është më e kollajtë për sa i përket mobilizimit, ndoshta dhe karikimit të skuadrës.

Vazhdon të vuajë mungesën e Abazajt për arsye dëmtimi, të tjerët pastaj janë të gatshëm. Nga ndeshja në ndeshje mund të ndryshojnë disa elementë. Mendoj që derbin kërkojnë ta shfrytëzojnë për të kthyer anën psikologjike dhe për të qenë një start për ndeshjet e mbetura.

Stadiumi- Partizani është pritës dhe çdo vendim i takon pritësve. Por duke pasur parasysh se çfarë komoditeti të jep “Air Albania”, është një avantazh që ndeshja të bëhej atje.

Jo vetëm derbi, por edhe ndeshjet me rëndësi mendoj se duhet të bëhen atje. Është një ndeshje për t’u shijuar sa i përket njerëzve që vijnë në stadium. Në ndeshje të tilla duhet në një impiant modern”, tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: