Te Partizani presin që Adolfo Sormani të paraqesë vetë dorëheqjen pasi për ta shkarkuar nuk bëhet fjalë, vetëm nëse presidenti Demi do të vendosë të marrë sërish përsipër barrën e rëndë financiare të dëmshpërblimit të teknikut italian. Për këtë edicion ky do të ishte rasti i dytë pas bashkëkombësit të Sormanit, Franko Lerda, i cili u pushua pas humbjes në derbit në dhjetor dhe mori me vete një pjesë të madhe të kontratës së mbetur. Ndaj te Partizani është kohë llogarish dhe përpjekja për ta spostuar Sormanin në krye të akademisë së kuqe duket se nuk ka funksionuar.

Sormani
Sormani

Në vendin e tetë në kampionat dhe aktualisht në zonën play-out, ky edicion për kampionët në fuqi u kthye në një makth të vërtetë dhe që zanafillën e ka më 1 qershor të vitit të shkuar, kur drejtuesit vendosën të largonin nga detyra Skënder Gegën. Zona europiane është 7 pikë larg, por për të shkuar deri aty ka shumë trafik. Me tetë ndeshje të mbetura duket se objektivi i vetëm i të kuqve është shmangia e zonës play-out. Ndaj tani po bëhet çmos për të shpëtuar sezonin dhe mbi të gjitha imazhin e një klubi kampion në fuqi. Rënien nga kategoria në klubin kryeqytetas as nuk duan ta çojnë nëpër mend, por e shkuara e afërt na tregon të tjera histori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: