Partizani nuk ia del dot të marrë pikët e plota, duke mos arritur të përfitojë nga humbja e Kukësit të vendit të tretë. Të Kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Skënderbeut, duke humbur terren për të kapur një vend në Evropë.

Për hir të së vërtetës, edhe pse Skënderbeu thuajse i rënë nga Superliga, luajti si barabartë me Partizanin, sidomos në pjesën e parë. Korçarët pretenduan edhe për penallti në minutën e 14-të, por gjyqtari Beqiri pas rishikimit edhe me VAR, vendos të kundërtën. Pjesa e parë nuk dhuroi gol.

Edhe në pjesën e dytë miqtë kërkojnë penallti në minutën e 66-të, por sërish nuk është i këtij mendimi arbitri kryesor. Partizani vuajti sërish në 20 metrat e fundit për të rrezikuar dhe shënuar, ndërsa korçarët mund të kishin ndëshkuar. Në fund mbyllet 0-0, një pikë që vlen shumë pak për të dyja skuadrat.

Ndërsa ndeshja tjetër ishte dramatike. Teuta-Vllaznia përfundoi 1-1 në Durrës ndaj Teutës. Duket se kalimi në finale të Kupës ka shtuar entuziazmin dhe pas 5 ndeshjeve pa fitore, por kuqeblutë e pësuan në limit. Një pikë për të dy ekipet që vlen pak për objektivat e tyre, Teuta për mbijetesë dhe Vllaznia për Evropë.

Vllaznia e kërkoi golin më shumë se Teuta në pjesën e parë, ndërsa durrsakët do të rrezikonin në fund me Lorenco Vilën, që drithëron portën shkodrane.

Në të dytën, në minutën e 54-t, shkodranët pretendojnë për penallti dhe pas shumë minutave, pas rishikimit të pamjeve, akordohet 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Liridon Latifi. Kuqeblutë marrin zemër dhe tentojnë të shënojnë edhe golin e dytë, ndërsa vendasit durrsakët u kujtuan vetëm në fund dhe ia dolën në minutën e 9 shtesë me Peposhin, duke e mbyllur 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb