Një ditë pasi prezantoi trajnerin e ri, Partizani është nisur drejt Turqisë ku do të zhvullojë fazën përgatitore dimërore. Kampionët në fuqi të Superligës do të qëndrojnë në Antalia për rreth dy javë, teksa kanë në program edhe dy miqësore ndaj skuadrave të njohura si Trabzonspor dhe Honved.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkë me ekipin ka udhëtuar edhe trajneri Adolfo Sormani, ndërsa ishin pjesë e skuadrës që do të përgatitet në Turqi Esat Mala dhe Uilliam Kordeiro. I pari ka probleme me kontratën, ndërsa braziliani ende ndodhet në vendlindje dhe pritet të bashkohet me të kuqtë në ditët në vazhdim.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb