Policia e shtetit pak orë më parë njoftoi se nuk mund të merrte përsipër organizimin e ndeshjes që do të luhej te dielën në “Selman Strëmasi” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo për arsyen e ndonjë përleshje të tifozëve pasi mbështetësit e Tiranës nuk duan kursesi të lejojnë ata të Partizanit të luajnë në stadiumin që ata e quajnë të tyrin.

Nderkohë menjëherë pas kësaj deklarate të polcisë ka reaguar ekipi i Partizanit me një status në “facebook” ku sqaron se takimi ndaj Vllaznisë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stërmasi”. Të kuqtë sqarojnë tifozët e tyre se pavarësisht deklaratës së policisë, ndeshja do të zhvillohet në Tiranë siç është planifikuar.
partizani-fb
Reagimi i plotë i Partizanit
“Klubi Partizani garanton tifozerinë e kuqe dhe të gjithë opinionin publik, se takimi Partizani – Vllaznia i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet sipas axhendës së përcaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi “, ditën e diel ora 17:00.

Klubi distancohet nga çdo akt dhune dhe provokimi mes tifozerive të kryeqytetit siç edhe aluduhet. Klubi konfirmon se do të marrë të gjitha masat e nevojshme organizateve që mbarvajtja e takimit Partizani – Vllaznia të mos cënohet nga asnjë faktor i jashëm.

Njëkohësisht përgjatë gjithë kësaj jave drejtues të Klubit kanë organizuar takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tifozerisë ku kemi konkluduar bashkarisht se situata e pasqyruar në media për incidente të mundshme nga ana e tifozerisë së kuqe është tërësisht e stisur.

Nga këto takime klubi dhe tifozeria garantojnë se jo vetëm takimi Partizani – Vllaznia, por edhe ndeshjet në vijim do të jenë një festë e vërtet sportive. Prania e tifozerisë tonë në stadium do të jetë vetëm në funksion të mbështetjes së ekipit drejt realizimit të objektivit madhor fitimit të titullit kampion.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb