KF Partizani kishte mundësinë e artë për t’iu afruar kreut të renditjes në Superligë, por është ndalur në një barazim me Bylisin e Ballshit. ‘Demat e kuq’ nuk arritën të shkojnë më shumë se një 0-0 në Tiranë ndaj një kundërshtari në letër modest.

Gjithsesi Partizani tashmë është në një krizë fitoresh pasi në katër ndeshjet e fundit ka 1 humbje e 3 barazime.

Me një fitore Partizani do të shkonte në 15 pikë, 1 më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 4 më pak se Vllaznia e vendit të parë, por me barazim mbetet me Tiranën duke ndarë të dyja vendin e 3-të dhe të 4-t. Duket se kjo nuk ishte java e kryesueseve në Superligë, pasi të 4 skuadrat e para në renditje nuk arritën të fitojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb