Partizani ka kryer ditën e sotme stërvitjen e radhës, ndërkohë që ngarkesat nga ana e trajnerit Colela nisin të rriten gradualisht, me qëllim mbërritjen në derbi në formë sa më optimale. Ditën e djeshme në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët, por disa nuk janë stërvitur normalisht.

Andi Hadroj është lojtari më i aktivizuar në këtë sezon dhe kjo pa dyshim që ka ndikuar edhe në fizikun e tij. Ai në ndeshjet e fundit nuk është parë kushtet maksimale dhe arsyeja ka qenë lodhja fizike, që është shkaktuar prej aktivizimit të vazhdueshëm.

Ditën djeshme ai e ka lënë stërvitjen në gjysmë. Mbrojtësi ka shfaqur një shqetësim fizik dhe për ta ruajtur, stafi teknik e ka lënë pushim.

Burime nga skuadra bëjnë me dije se mbrojtësi ka vetëm një ngarkesë muskulore dhe i duhet pak pushim, që e ka luksin ta marrë. Edhe sot ai pritet të mos stërvitet me shokët.

Probleme mësohet se ka edhe Matondo, i cili ka marrë një goditje, por as ai nuk e rrezikon sfidën me Tiranën. Ndërkohë, ngarkesë nuk i është dhënë as Da Silvës, i cili është stërvitur gjithashtu i veçuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: