Shorti i Ligës së Konferencës ka vendosur Partizanin përballë skuadrës së Saburtalo të Gjeorgjisë. Një sfidë e komplikuar sidomos për çështje logjistike për klubin shqiptar, pasi bëhet fjalë për një udhëtim të gjatë për transfertën në tokën gjeorgjiane.

Kjo është një nga arsyet pse Partizani do të kishte preferuar që të shmangte këtë kundërshtar, sicc tregoi trajneri Dritan Mehmeti në prononcimin e tij për “Panorama Sport’.

“Kjo është skuadra që do të donim të shmangnim, pasi janë në aktivitet, ndërsa është edhe problemi i distancës. Ata janë një ekip i formatuar tashmë dhe do të jetë e vështirë ndaj tyre. Megjithatë, ne nuk i druhemi askujt”, ishin fjalët e trajnerit të Partizanit pas hedhjes së shortit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Sipas shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës, Partizani luan ndeshjen e parë më 7 korrik në Tbilisi të Gjeorgjisë, ndërsa luan ndeshjen e kthimit më 14 korrik në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb