Partizani këtë sezon është një skuadër shumë ndryshe, në emra dhe në filozofi. Shifrat e të kuqve në këtë fazë të parë zbulojnë një detaj shumë interesat. Nga 6 fitore në total, 4 prej tyre kanë ardhur në transfertë.

Më saktë, ekipi i Colella-s i ka fituar të gjithë sfidat në transfertë, 4 në 4. Kjo statistike tregon qartë forcën e këtij ekipi, pavarësisht se efekti fushë në futbollin shqiptar është zbehur shumë, kjo nga mungesa e terreneve të përshtatshëm.

Në fillimin e fazës së dytë, Partizanit i kërkohet të bëjë atë që di më mirë, të fitojë në transfertë pasi kalendari i rezervon një sfidë jo të lehtë atë kundër Egnatias.

Kryeqytetasit do të kenë përballë një ish të famshëm si Shpëtim Duro i cili e nisi me fitoren aventurën e tij në krye të ekipit rrogozhinas. Në përballjen e fazës së parë, Partizani arriti të dalë me pikë të plotë fal një goli të shënuar nga Skuka në minutën e 97-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb