Stadiumi “Loro Boriçi” i sjell fat Kukësit. Pasi mposhtën Tiranën 2-1, verilindorët bënë të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit, vetëm se kësaj here suksesi erdhi me përmbysje, teksa po humbnin në pjesën e parë 0-1. Me këtë fitore, Kukësi mban vendin e parë provizorisht, duke i bërë presion Tiranës, që luan me Teutën në orën 19:45.

Ishin të kuqtë ata që shënuan të parët në minutën e 11-të me anë të Mustës. Partizani u duk më i reskët dhe këmbëngulës në pjesën e parë, por dalëngadalë Kukësi hyn në lojë dhe krijoi rastet e veta, por pa mundur do të shënojë në këtë fraksion.

Për të ardhur në minutën e 70-të, kur barazohet rezultati. Musta kthehet nga “engjëll, në “djall”, duke shënuar një autogol vërtet të pafalshëm, pasi nuk pa daljen e portierit dhe pasoi në drejtim të portës së boshatisur.

Nga ky gol verilindorët marrin zemër dhe në minutën e 83-të kalojnë në avantazh me Taipin. Kombinim shumë i mirë në hyrje të zonës dhe ky i fundit nuk fal me një gjuatje perfektë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Partizanit. Të besuarit e Diego Longos mbrojnë rezultatin deri në fund, duke u kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve, ndërsa Partizani bie menjëherë pas triumfit në derbi me Dinamon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb