Mund të ishin ata duke festuar në Ballsh por ironia e fatit dhe arbitri Jorgji sipas Ilir Dajës i hoqi këtë titull nga duart ekipit të Partizanit. Të kuqtë nuk bën kompromis në aktin e fundit si për të vërtetuar që në këtë garë ishin të vetëm dhe të pastër. Kryeqytetasit thyen Bylis me rezultatin 4-2 duke mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë dhe me një biletë për në para eliminatorët e Europa League. Bylis nuk arrin të mbijetojnë mes më të mirëve, e mbyllin në vendin e parafundit duke zbritur një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm, së bashku me Apoloninë. Kastrioti fitoi sfidën e fundit kundër Kukësit me rezultatin 2-1 duke siguruar një vend për në finalen e “play off” ku do të përballen me Tomorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb