Partizani do të udhëtojë drejt Laçit të dielën për sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Si kampionët, ashtu edhe kurbinasit, vijnë pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, ndonëse për të kuqtë ajo ndaj Besëlidhjes ishte me të vërtetë një rënie në greminë, pasi dolën jashtë veprimtarisë nga një skuadër e Kategorisë së Parë.

Por pavarësisht kësaj, tifozëria besnike e Partizanit, “Ultras Guerrils”, do të jenë në Laç dhe do të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë: mbështetjen ndaj skuadrës. Ndonëse, në njoftimin e tyre nuk harrojnë të ironizojnë me lojtarët.

Njoftimi i “Guerrils”:

Të dielën të gjithë drejt Laçit! Partizani luan transfertën e radhës në një moment shumë delikat ku duhet mbështetje nga tifozëria e kuqe.

Drejt Laçit për fanellën tonë! Të shkundim edhe njëherë ata që e mbajnë veshur sepse kanë harruar që luajnë për Legjendën!

Laçi-PARTIZANI
Të dielën, ora 14:00

Të duam pa kushte!

Ug Njoftim
Ug Njoftim

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb