Ashtu siç pritej, Partizani është një nga ekipet më aktiv në tregun e transferimeve. Me trajnerin e ri, Dritan Mehmeti, të kuqtë kompletuan stafin me afrimin e Fation Tafaj si ndihmës trajner dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik. Kryeqytetasit e nisën merkaton në sulm duke afruar dy lojtarë shumë cilësorë, Sherif Kallakun dhe Xhuljano Skukën.

Partizani Stafi
Partizani Stafi

Sulmi ishte një nga pikat më të dobëta në drejtimin e Ilir Dajës, vetëm 15 gola të shënuar në 15 javë, për këtë arsye drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, do të përpiqet që gjatë merkatos së janarit të afrojnë një tjetër lojtar me tipare sulmuese, bëhet fjalë për një ish të famshëm si Erlaldo Çinari, me shkodranin që mbetet një opsion i preferuar dhe i favorshëm pasi do tentohet transferimi i tij në formë huazimi nga ekipi i Samsunspor.

Jo vetëm në sulm, të kuqve i duhet më çdo kusht edhe një emër i ri për mbrojtjen, një lojtar cilësor pasi edhe në mbrojtje kanë çaluar jo pak. Lajmi i mirë është se kalendari i vjen në favor trajneri Mehmeti në këtë fillim viti teksa në dy sfidat e para përplasen me Egnatian dhe Kastriotin, dy sfida mese të kalueshme në letër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb