Partizani u kurorëzua kampion, por me dy arritje të tjera mund të themi se fitoi tripletë, teksa përveç titullit, u ndërtua edhe kompleksi dhe bëri një merkato rekord në dimër me shitjet.

Megjithatë, tani vjen një tjetër pjesë e vështirë për t’u kryer, me dëshirën për të hapur një cikël të ri dhe për të qëndruar në majë. Së pari, drejtuesit e kuq duhet të nisin me rinovimet, duke filluar me Alban Hoxhën, Bruno Telushin dhe David Atanaskoskin.

Po ashtu, disa futbollistë të tjerë kërkohen në merkato, ku Hadroj dhe Rrapaj janë vënë në shënjestër. Drejtori sportiv Elton Marini pas titullit pohoi se Partizani nuk do të shesë lirë, pra vetëm nëse vijnë oferta që nuk mund të refuzohen.

Me pak fjalë, këto dy javë do të jenë shumë të rëndësishme në kampin e kuq, për të ruajtur një ekuilibër mes aty që mund të ikin dhe atyre që mund të vijnë. Rinovimi me trajnerin nuk duket problem, të dyja palët pranuan që ka një marrëveshje xhentilmenësh dhe është vetëm çështje ditësh kontrata e re.

Shorti i turit të parë kualifikues të Champions League pritet të hidhet më 20 qershor, por Partizani do ta fillojë stërvitjen më herët, ndërsa më 11 korrik do të luajë ndeshjen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb