ELBASAN– Në prag të ndeshjes Partizani-Skënderbeu që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, policia ka marrë masa për mbarëvajtjen dhe zhvillimin sa më normal të sfidës. Ndeshja luhet më 30 tetor në orën 17:00, ndërsa njoftohen qytetarët se në kuadër të planit të masave do të bllokohen disa rrugë dhe në disa zona do ndalohet parkimi.

– Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

– Nga “Kryqëzimi I rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Komisariatet vartëse të saj.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm

Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Tetor lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: