Partizani arriti të shpallej kampion pa një sulmues të mirëfilltë, që nga koha e Skënder Gegës, diskutimi nuk ndryshon, të kuqtë mbeten në kërkim të një “bomberi”. Në këtë sezon u investua shumë në fazën sulmuese, u afruan disa lojtarë si Solomon, Ekuban, Braun etj por asnjë prej tyre nuk arriti të lë gjurmë në 17 javë kampionat. Partizani e mbylli në kuotën e 19 golave duke bërë më keq se çdo skuadër tjetër që pretendon titullin. Shqetësimi mbetet prezent, të kuqtë i duhet të bëjnë dhe një herë gjithçka nga e para për të gjetur sulmuesin e aq shumë kërkuar.

Sipas “Panorama Sport”, në kryeqytet mund të transferohet një emër i madh, gjithnjë nëse trajneri Sormani jep pëlqimin e tij, bëhet fjalë për Valeri Bozhinov, ish sulmuesi i përfaqësueses bullgare dhe shumë klubeve të madha, si Juventus, Man.City etj. Bozhinov është një lojtar i lirë që nga dhjetori i 2019, një transferim që nuk do të kishte kosto të madhe ekonomike por fillimisht duhet parë gjendja e 34-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb