Adolfo Sormani u rikthye me humbje te Partizani. Italiani nuk e bën dramë disfatën në Korccë dhe shprehet i kënaqur me lojën e të tijve. Gjithsesi e ka një peng, penalltinë e shpërdoruar nga Telushi, që do ta barazonte sfidën.

Ndeshja
Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer përveç rezultatit.

Merkato
Nuk është ky momenti të flasim për merkaton. Duhet të flasim vetëm për ndeshjen. Do të stërvit lojtarët që kam. Sot duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin.

Menaxhimi i ndeshjes
Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë. Arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës.

Kampionati
Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstat dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb