Elton Marini, drejtori sportiv i Partizanit, dikur i bënte të kuqve një dhuratë të çmuar, Kaleb Ekuban, një “bomber” i rrallë për futbollin shqiptar. Arkitekti i ri i “demave” kërkon të përsëris historinë, teksa këtë herë tenton një tjetër goditje të madhe, të paktën në letër, pasi bëhet fjalë për një sulmues në pronësi të Milan, Luan Capanni.

Luani
Luani

Sipas TuttomercatoWeb, Partizani është vënë në ndjekje të 22-vjeçarit i cili sezonin e fundit është dhënë në formë huazimi në klube si Viterbese e Grosseto. Capanni është aktivuar në 34 ndeshje me këto dy ekipe në sezonin e fundit duke realizuar 4 gola.

Xhuliano Skuka
Xhuliano Skuka

Të kuqtë po ideojnë nga e para repartin ofensiv, ku për momentin vendin e sigurt e ka vetëm dyshja Skuka-Tedi Cara, ndërsa mbeten në pritje edhe të Da Silvas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb