3 pike pas 3 humbjeve radhazi duken si bekim në shtëpinë e kuqe, pak rëndësi ka loja apo mënyra se si e arritën këtë fitore, e vetmja gjë që kishte vlerë në këtë sfidë të fundit të vitit ishte fitorja, një sukses që mban Partizanin në pjesën e sipërme të klasifikimit, 3 pikë larg Kukësit kryesues. Kampionët në fuqi nuk ishin as të bukur e as bindës, u treguan një ekip cinik duke shfrytëzuar detajet e këtij takimi shumë delikat përballë një kundërshtari ekspert në transfertë. Vllaznia bie në kryeqytet dhe sigurisht largohet me një shije të hidhur, si rrallë herë nuk luajtën vetën në kundërsulm, krijuan disa raste për shënim por nuk ishin të saktë në metrat e fundit.

Bitri
Bitri

Partizani i falet Bitrit, autorit të golit për të kuqtë në minutën e 62-të, një gol trepikësh që i jep ekipit kryeqytetas qetësinë për të përgatitur si duhet pjesën e mbetur të sezonit. Gara për titull fillon të marrë formë dhe të bëhet më fortë ndërsa Partizani tashmë duhet të projektoj të ardhmen, mbi të gjitha të gjej trajnerin e duhur për të rikthyer edhe një herë qetësinë dhe për të sistemuar balancat në shtëpinë e kampionëve në fuqi. Përtej dëshirës së mirë dhe emrit të madh, Vllaznia duhet të rregulloj shumë gjëra gjatë janarit, duhet të riformatojnë dhe një herë objektivat pasi ky pritet të jetë një sezon i luftuar deri në frymën e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb