Trajneri i 24 herë kampionëve, gjatë konferencës për shtyp të zakonshme në vigjilje të derbit Tirana-Partizani, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pasi ndeshja ishte përfolur sikur do të shtyhej në 12 mars, ndaj konferenca, edhe pse u zhvillua sipas programit, ishte e cunguar. Gjithsesi, trajneri bardheblu deklaroi se nuk do të donte që kjo ndeshje të shtyhej, pasi ekipi i Tiranës është gati për këtë përballje derbi. Gjithashtu, “Gashi” ishte kundër atyre që mendonin se zhvendosja e ditës së derbit favorizonte ekipin e tij, ndonëse kishte një situatë emergjence me Bulkun e pezulluar, si dhe Currin e Karabecin të dëmtuar. “Na erdhi keq për lajmin që morëm, por ekipi ishte i përgatitur për këtë ndeshje. Nuk mendojmë se jemi të favorizuar, pasi për momentin jemi të përgatitur. Kemi një grup të mirë futbollistësh që mund të zëvendësojnë njëri-tjetrin”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: