Partizani do të masë forcat me Kastriotin të dielën në orën 16.00, për kampionat. Trajneri i të kuqve, Giovani Colella ka dalë para mediave, ku u shpreh se më shumë sesa Tirana, për skuadrën e tij ka rëndësi sfida e nesërme.

“Kanë kaluar katër muaj tashmë, gjatë kësaj periudhe ndryshojnë shumë gjëra, si për ne edhe për ata. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Shikoni diferencën e dy përballjeve tona në kupë ndaj Vllaznisë paraqitjen në Shkodër dhe atë në ndeshjen e kthimit në vetëm harkun e 15 ditëve. Imagjinoni distancën prej 4 muajsh. Për më teper kur tashmë po i drejtohemi fundit të kampionatit pikët janë më të rëndësishme si për ne edhe për Kastriotin.

Gjendja e skuadrës – Kemi me probleme me Telushin dhe Maguette, por të dy këta lojtarë nuk ishin në dispozicion edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Vllaznisë. Pjesa tjetër janë të gjithë në dispozicion.

Kastrioti – Kastrioti është një kundërshtar shumë i vështirë dhe tani që lufton për mbijetesë është akoma edhe më i vështirë.

Gara për titull me Tiranën –: Unë duhet të mendoj për Kastriotin dhe jo për Tiranën, për të do të mendoj kur të luajmë derbin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: