Partizani nuk e ka shpërdoruar asistin e marrë ditën e djeshme nga Skënderbeu, të paktën deri më tani me pjesën e parë që ka përfunduar 2-0, me të kuqtë që kanë dominuar kundërshtarin në këtë fraksion loje, falë dhe një skeme 3-4-3 të trajnerit Gega, që ka kapur në befasi durrsakët.

Golin i parë për të zotët e shtëpisë do të vijë shumë shpejt, kur në një goditje dënimi në hyrje të zonës, skema mes Asanit dheë Telushit nxjerr në pozicion të favorshëm vlonjatin që siluron Isli Hidin për epërsinë e Partizanit.

Goli i dytë do të viijë në minutën e 32-të, kur Asani shpërthen në kundërsulm dhe pengohet në zonë nga Kallaku, që shkakton 11 metërsh, të cilin e kthen në gol Ardit Hila duke dyfishuar rezultatin dhe duke e çuan Partizanin të qetë në pushimin e ndeshjes.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb