Sulmuesi shkodran i Partizanit, Erald çinari është shëruar nga COVID-19 pas 3 javësh infektim.

Ai rezultoi pozitiv më 10 korrik pak para sfidës me Tiranën, bashkë me Esat Malën dhe Kristi Koten. Kurse më parë tek Partizani kishin rezultuar pozitivë Boldor dhe Besnik Ferati.

Tashmë futbollistët janë shërura nga COVID-19 përveç Kristi Kotes. Por Erald çinari dhe transferimi i tij u bë shkak që Partizanit t’i bllokohet merkatoja nga FIFA edhe pse çështjen e ka çuar në CAS.

STATUSI NGA KF PARTIZANI
NJOFTIM

FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen duke dalë negativ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb