Bashkëshorti i 30-vjeçares i cili u vra nga vjehrri i saj në Roskoves, mes lotësh foli në emisionin “Me Zemër të Hapur” rreth situatës së rëndë.

Ai tregoi se marrëdhënia me Merushen ishte shumë e mirë dhe se ai nuk e kishte gënjyer atë në fillim të marrëdhënie së tyre, por i ka treguar gjithçka se ka qenë i divorcuar.

Po ashtu ai tha se nuk ka kërcënuar ish-bashkëshortin e Merushes.

Pyetje: Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora.

Nuk ia dilnin dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.

Pyetje: Babai ju kishte kërcënuar?

Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.

Pyetje: Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se e gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?

Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.

Pyetje: Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?

Jo nuk ka shans.

E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante,  më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem. Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që varu veten. Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan,. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne , jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb