Fjalë prekëse kushtuar dy prindërve të saj, të cilët u vranë mizorisht nga ish-partneri i saj me të cilin jetonte prej vitesh. Ngjarja makabre ndodhi dje në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra. Vajza e tyre, Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, përmes disa postimeve në rrjetin sociale ‘Facebook’ ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen, ndërsa thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.

“Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…”, shkruan Nevila.

Ndërkohë, pak orë më parë ajo ka shkruar edhe një tjetër status, ndërsa kërkon ndjesën e vëllait. “Si ju vrava une ju gjeja ime me e shtrenjte. Me. fal vella me falni te gjithë”, thuhet në mesazhin e dytë.

Statusi
Statusi

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.
Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. “BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar.

DINAMIKA E NGJARJES
Krimi i trefishtë që tronditi dje Tiranën ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e ‘Unazës së Re’ tek rruga “Kristaq Mone”. ‘BalkanWeb’ mëson se autori kishte shkruar në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses së vet dhe pasi kishte debatuar për pak çaste me ta, kishte hapur zjarr ndaj tyre me një pistoletë. Sipas policisë, Bujar Mataj është gjetur i vrarë në një prej dhomave të banesës, ndërsa e shoqja Valentina (Xhevria) është gjetur e pajetë në korridor, pasi dyshohet se ka tentuar që të dalë nga shtëpia.

Pak pas krimit, në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 52-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se Lila banesën e tij e kishte në Fresk, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ndarjen me vajzën e viktimave. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: