Duket se lufta në Ukrainë nuk ka ndikuar marrëdhëniet tregtare mes Kinës dhe Rusisë.

Muajin e kaluar tregtia mes dy vendeve është rritur ndjeshëm, ndërsa Pekini vijon të mbajë qëndrim kritik ndaj sanksioneve perëndimore kundër Moskës, pas pushtimit të Ukrainës.

BBC shkruan se tregtia e përgjithshme me Rusinë u rrit në 12, 76 % në mars. Rusia është një burim kryesor i naftës , gazit, qymyrit dhe mallrave bujqësore për Kinën. Deri më tani Pekini ka refuzuar që sulmet e Rusisë t’i quajë pushtim.

Para fillimit të luftës, Kina dhe Rusia deklaruar një partneritet strategjik pa kufij. Ndërsa sanksionet kundër Rusisë rriten, Kina duket se mund të kompensojë disa nga vështirësitë me të cilat përballet Moska duke blerë më shumë mallra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: