Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Irani po furnizon me materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve luftarakë në lindje të Moskës, ndërsa besohet se kjo e fundit mund të jetë funksionale në fillim të vitit të ardhshëm.

Rusia ka marrë qindra dronë luftarakë, si dhe pajisje të lidhura me prodhimin e dronëve, nga Irani, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Ky është një partneritet në shkallë të plotë që është i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne po vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe ndaluar këto aktivitete dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb