Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit dhe konferencës së përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Ambasadorja e SHBA thekson se partneriteti mes dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

68f4a647 4ac2 4f68 B329 D077b9754cdd
68f4a647 4ac2 4f68 B329 D077b9754cdd

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë nënshkruar dje marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua gjatë takimit të tyre në Bruksel, një ditë përpara mbajtjes së Samitit të NATO-s, ku do marrë pjesë edhe Presidenti Amerikan Joe Biden. Për Sekretarin Amerikan, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për teknologjinë 5G është një shembull i fortë për shtetet e tjera për sigurimin e rrjeteve teknologjike, si dhe një mesazh për vendet e tjera. Teksa e vlerësoi si të përmbushur me sukses stërvitjen e përbashkët “Defender 21”, Blinken u shpreh mirënjohës që ka një partner dhe aleat si Shqipëria.

Sekretari Amerikan i kujtoi kreut të qeverisë se shumë punë dhe bashkëpunime të tjera i presin bashkë, sapo Shqipëria të ulet në Këshillin e Sigurisë në OKB. Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, se krijimi i një korridori komunikimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.

Rama u bën ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse. Për kreun e qeverisë Shqiptare miqësia me SHBA-në është përherë krenari dhe do të jetë gjithmonë e tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb