Modelja e njohur, Joana Sanz po kalon ditë të vështira në jetën e saj. Partneri Dani Alves është në burg për shkak të akuzave për ngacmim seksual, ndërsa vetë Sanz ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se përveç kësaj, ka humbur nënën.

“U kërkoj paparacëve jashtë shtëpisë të respektojnë privatësinë time tani. Nëna ime vdiq një javë më parë. Kam humbur dy shtylla të jetës sime. Kini pak ndjeshmëri, në vend që të  merrni informacione në raste të dhimbjeve të dikujt tjetër” – shkruajti ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: