Partnerja e Izet Haxhisë ka postuar një mesazh prekës dhe me shumë vuajtje brenda duke treguar se është kërcënuar dhe tek fëmijët.

Nga faqja e “Facebook-ut” të Izet Haxhisë që ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, partnerja e tij që është bërë zëri i të dashurit thotë se janë kërcënuar dhe fëmijët 6 dhe 2 vjeç.

Por ndryshe nga sa do aludonin shumë, ajo thotë se nëse i ndodh gjë asaj, fëmijëve apo Izetit nuk nuk do jetë Sala (Sali Berisha) fajtori por, miku dhe vëllai i ngushtë!

Mes rreshtash ajo shfaqet e dorëzuar nga qëndrimi i saj përkrah Haxhisë siç ka ndodhur deri tani.

STATUSI I PLOTË
Shumë zhurmë, kërcitje dhembësh sot…shumë përplasje dyersh të tërbuara… shumë kërcënime… shumë monstruozitet, shumë vrer e helm.

Po ju nuk njihni as dhimbje, as dashuri, as logjikë. Vetëm një shtëllungë të zezë urrejtjeje, me të cilën fëlliqni vendin tonë, planetin, energjinë, universin… Vetëm të keqen, vetëm ànti-dashurinë, vetëm djallin…!

Fitoni duke kërcënuar fëmijë 6 e 2 vjeç… fitoni duke mohuar edhe gjakun tuaj, fitoni, sepse njerëz si unë e plot të tjerë si unë, nuk kanë instinktin e të kthyerit me urrejtje, urrejtjes! Mund të debatoj, të zihem, të jem kokëmushkë dhe luftarake…Por kurrë nuk do bëhem pjesë e djallit, i cili është i vetmi që të mbush me urrejtje!

Unë dhe Izeti kemi vetëm dashurinë, drejtësinë dhe të vërtetat! Shpifët dhe hodhët baltë mbi mua, me shatë e kërcënuat deri tek bebat e mi, më ulët në gjunjë, sepse jam nënë…dhe një nënë e di mirë se kur rrezikohen bebat e saj, jeta jote s’të bën më asnjë përshtypje!!

Mos u bëni naive, s’janë aspak ata që mendoni ju, o miq të mire! Joooo…
Shkatërrimi ynë erdhi nga brenda, nga miku i ngushtë, nga vëllai.
Unë nuk kam rëndësi, por fëmijët dhe Izetin lëreni të qetë, o monstra të ndyra mashtruesish!!!

Dhe nëse më ndodh gjë, mua, Izetit apo fëmijëve, nuk do jetë Sala (që ka boll krime të tjera) fajtori por, miku dhe vëllai i ngushtë!

Dashuria vret djallin, ndaj ai luftoi deri në fund! Unë nuk mundem më… Jeta ime nuk ka pikën e rëndësisë.. Por për Izetin është fundi edhe i jetës se tij…Ndaj, ndaj, ndaj… ju përgjërohem: Qëndrojini afër Izetit dhe ruajeni nga ata që mendoni se i ka bashkëluftëtarë të kauzës së tij!!!

Zoti e di se sa në mëkat hynë me ne të dy, me fëmijët e mi, dhe me të gjithë ju, duke i kërcënuar gjëne më të shtrenjtë që kishte në botë, dashurinë!

Turpi është pak… nuk do ketë pasqyrë që t’ju reflektojë tjetër formë, përveç se asaj të djallit dhe demonëve të tij!

Zot, ndihmoje dashurinë time! Mbroje!
Dhe qetësoja plagët..!
Erjona

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb