Augusta Lezzi, e dashura e Lorenzo Venutit, ka ndarë me përdoruesit e profilit të saj në Instagram fyerjet që i kanë bërë asaj dhe lojtarit të Fiorentinës. Kufiri u tejkalua nga një fans në veçanti, që shkruante: “I dashuri juaj është i shpifur, ai është i tmerrshëm. E vetmja skuadër për të cilën ai mund të luajë është Montevarchi.Të shpresojmë që do të vdesë.  Ju je një napolitane e keqe.”

 “Dua që ky person të paguajë për atë që tha pa arsye. Për mua nuk ka justifikime. Kushdo që e ka këtë urrejtje brenda është një person potencialisht i rrezikshëm”, bëri me dije Augusta në rrjetet sociale.

Zonja Venuti ka bërë denoncimin përkatës në polici.

 

Fio
Fio

Nuk ka munguar një qëndrim lidhur me këtë çështje edhe nga klubi me seli në Firence. “Presidenca, gjithë drejtuesit, stafi teknik dhe të gjithë shokët e skuadrës  i  japin mbështetjen e tyre Lorenzo Venutit dhe të dashurës së tij për fyerjet e  marra përmes rrjeteve sociale. Klubi rithekson se drejtësia dhe respekti duhet të jenë baza e gjithçkaje, nuk e konsiderojmë këtë lloj mesazhi si të tolerueshëm dhe do të jemi përkrah lojtarit dhe partneres duke ndjekur çdo iniciativë të mundshme në mënyrë që autorët e gjesteve të tilla të turpshme të identifikohen dhe dënohen” – shkruan Fiorentina.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb