MEMALIAJ 

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur një parukiereje në Memaliaj, gjatë ditë së sotme.

Elbona Sala ka raportuar në polici se i kanë vjedhur automjetin e saj.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se është vjedhur makina e Salës, një “Golf” me targat AA 110 TY.

Sala e kishte parkuar makinën pranë banesës.  Kjo shtetase tha në polici se gjatë kohës që kishte parkuar mjetin, atë e kanë vjedhur persona ende të paidentifikuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb