Përveç gjigandëve të Europës dhe goditjeve të mëdha të tyre në limitet e merkatos, edhe skuadrat e vogla nuk kanë mbetur pas.

Jerome Boateng pas një experience 10-vjeçare te Bayern është larguar nga gjermanët. Ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Lyonin në Francë. Mbrojtësi 32-vjeçar do të jetë lojtari më i ri i Lyon ku shok skuadre do të ketë Shaqirin.

Po ashtu, Radamel Falcao ka vendosur të rikthehet në La Liga. Sulmuesi do të firmosë për ekipin modest madrilen Rayo Vallecano si agjent i lirë.

PSG ka huazuar Pablo Sarabian tek Sportingu i Lisbonës ndërsa Solomon Rondon është sulmuesi më i ri i Everton. Arsenali gjithashtu ka arritur të bëjë një transferim të vlefshëm duke marrë japonezin Tomiyasu nga Bologna për 18 milion euro. Nga ana tjetër, Hector Bellerin është larguar nga topçinjtë e Londrës për tek Betis Sevilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb